SPORT, 21 Maj 2022, 22:54

Lioni bën ligjin ndaj Barcelonës, ekipi i femrave fiton Champions League

Lioni bën ligjin ndaj Barcelonës, ekipi i femrave fiton Champions

Në Torino mbrëmjen e sotme është luajtur edhe finalja e Women’s Champions League, ku përballë njëra-tjetrës u vunë Barcelona dhe Lioni.

Vajzat franceze kanë bërë ligjin që në minutat e para të takimit ndaj atyre katalanasve, teksa arritën t’i mposhtin 3-1 në “Allianz Stadium”.

Në këtë mënyrë skuadra e Lioni ka ngritur në qiell trofeun e Women’s Champions League.