TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fabio Kapelo në një intervistë për “Radio Anch’Io Sport”, të transmetuar në frekuencat e “Rai Radio 1” ka komentuar situatën e Milanit në prag të sfidës me Totenhemin. Ish-trajneri i “Djallit” nuk ka hezituar gjithashtu të shigjetojë Rafael Leaon, situata e rinovimit të së cilit vijon të jetë një temë në rend të ditës në ambientet kuqezi.
Lidhur me portugezin e lindur në Almada, Kapelo u shpreh: “I duhet folur. Në këtë momente nuk e ka mendjen e më kujton rastin e Zaniolos. Lënia jashtë formacionit është e kotë dhe nuk e ndihmon. Në të vërtetë, kjo e bën më të trishtuar. Leao ka nevojë të ndihet i rëndësishëm dhe të ndihmohet edhe nga shokët e skuadrës. Ka probleme të rëndësishme ekonomike, sepse ka atë detyrimin prej 17-18 milionë euro, që duhet të paguajë dhe askush nuk dëshiron ta paguajë. Megjithatë, ai dhe Teo Hernández janë lojtarë që bëjnë diferencën, e krahasuar me të tjerët kanë diçka më shumë”.
SITUATA E MILANIT – Më pas 74-vjeçari foli edhe për momentin e kuqezinjve, të cilët fituan të premten e kaluar në kampionat pas një muaji agjërimi, humbjesh dhe kolapsi në renditje. “Kundër Torinos, Milani tregoi diçka në pjesën e dytë, sepse në pjesën e parë u panë vetëm torinezët në fushë. Shumëkush fajësoi ndryshimin e modulit, por nuk është kështu: skemat janë të gjitha të vlefshme. Nëse zbret fushën me frikë dhe drojë, nuk ke qetësi e luan keq, siç u ndodhi kuqezinjve në pjesën e parë kundër Torinos”.
CHAMPIONS-i – Sot “Djalli” do të presë Totenhemin në “San Siro” për ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions-it. Për kampionët e Italisë sfidë delikate, për të cilën Kapelo tha: “Edhe Totenhemi, në ndeshjen e fundit në Lesterin, u duk se ishte në vështirësi. Vura re se i mungonte mesfusha dhe faza e mbrojtjes. Sidoqoftë, anglezët, të cilët kanë lojtarë të shkëlqyer si Herri Kejn, mund të krijojnë probleme të mëdha për Milanin, i cili duhet të ketë shumë kujdes. Lojtarët, pa përjashtim, duhet t’i kushtojnë vëmendje fazës sulmuese, sepse Totenhemi ka jo pak probleme kur duhet të mbrojë.