SPORT, 18 Nëntor 2023, 10:16

EURO 2024/ Spikat supersfida Zvicër-Kosovë, në fushë zbresin Franca me Holandën. Njihuni me duelet e sotme

EURO 2024/ Spikat supersfida Zvicër-Kosovë, në fushë zbresin

Në fushë do të zbresin 14 kombëtare për të luajtur ndeshjet e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”. 

Dueli më emocionues i mbrëmjes padyshim është ai mes Zvicrës dhe Kosoës. Dy mesfushorët kosovarë që luajnë për Zvicrën, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të luajnë kundër përfaqësueses së Glihas.

Franca tashmë matematikisht e kualifikuar do të presë në orën 20:45 Gjilbratarin, ndërkohë Holanda do të kërkojë fitoren me Irlandën. Kroacia e Daliç do të përballet në transfertë me Letoninën dhe Izraeli do të sfidojë Rumaninë.

TË GJITHA DUELET

GRUPI B

FRANCË-GJILBRATAR 20:45

HOLANDË-IRLANDË 20:45

GRUPI D

ARMENIA-UELLSI 15:00

LETONI-KROACI 18:00

GRUPI I

BJELLORUSI-ANDORRA 18:00

IZRAEL-RUMANI 20:45

ZVICËR-KOSOVË 20:45.