SPORT, 16 Nëntor 2023, 09:25

EURO 2024/ Rikthehen kualifikueset, emra të mëdhenj zbresin në fushë. Njihuni me takimet e sotme

EURO 2024/ Rikthehen kualifikueset, emra të mëdhenj zbresin në

Kualifikueset e “EURO 2024” janë rikthyer për të luajtur dy raundet e tyre të fundit, teksa ditën e sotme luhen 9 takime.

Në orën 18:00, Spanja luan në transfertë me Qipron, e cila është një sfidë sa për formalitet, me “La Roja”-n që është e kualifikuar.

Po në këtë orë, Azerbajxhani i De Biazit pret në shtëpi Suedinë.

Në orën 20:45, Portugalia e Kristiano Ronaldos ndeshet në transfertë me Lihtenshteinin, teksa në këtë grup Sllovakia do tentojë të bëhet skuadra e radhës e kualifikuar përballë Islandës në shtëpi.

NDESHJET:

GRUPI A

QIPRO – SPANJË 18:00

GJEORGJI – SKOCI 18:00

GRUPI F

AZERBAJXHAN – SUEDI 18:00

ESTONI – AUSTRI 18:00

GRUPI G

BULLGARI – HUNGARI 18:00

MALI I ZI – LITUANI 20:45

GRUPI J

LIHTENSHTEIN – PORTUGALI 20:45

LUKSEMBURG – BOSNIE & HERCEGOVINË 20:45

SLLOVAKI – ISLANDË 20:45.