TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
U luajtën mbrëmjen e sotme 4 duelet e vlefshme për kualifikueset e Europianit, ku u shënuan në total plot 20 gola. Franca u tregua e pamëshirshme, duke mposhtur me rezultatin 14-0 modestët e Holandës.
Fitore minimale për Holandën, që iu fal golit të Veghorst ndaj Irlandës, ndërkohë që Rumania mposhti me përmbysje Izraelin, teksa së bashku me Zvicrën siguruan matematikisht kualifikimin. Vlen të theksohet fakti se kombëtarja helvete nuk shkoi më shumë se barazimi ndaj Kosovës, gjithsesi arriti të siguronte matematikisht një biletë për në Europian.
Për sa i përket Holandës, tashmë tulipanëve edhe ata tashmë e kanë të sigurt kualifikimin për në Euro 2024.
REZULTATET:
GRUPI B
FRANCË-GJIBRALTAR 14-0
Santos 3 ‘ (autogol), Mouelhi 4′ (autogol), Zaire Emeri 16′, Mbape 30′ (p), 75′, 82′, Klaus 35′, Koman 36′, 66′ Fofana 38′, Rabio 64′, Dembele 73′, Zhiru 89′, 90+1’
HOLANDË-IRLANDË 1-0
Veghorst 12′
GRUPI I
IZRAEL-RUMANI 1-2
Zahavi 2′ / Pushkash 10′, Haxhi 63′
ZVICËR-KOSOVË 1-1
Vargas 47′ / Hyseni 82′.