TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes miqësore së Shqipërisë me Italinë nuk ka dalë vetëm trajneri Edi Reja, por edhe portieri Etrit Berisha.
“ Mund të themi se për ne është me shumë rëndësi të tregojmë vlerat tona. Mbi të gjitha pas atyre rezultateve në Nations League, është e rëndësishme të bëjmë mirë në këtë ndeshje. Duke njohur lojtarët dhe ekipi do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të fortë dhe të mirë, i kemi kualitetet. Shpresoj të paraqitemi dhe të marrim rezultat.Atmosfera është shumë e mirë, kam thënë gjithnjë që kemi mentalitetin ballkanik që mund të na ndëshkojë herë pas herë. Me ekipet në kategorinë tonë apo më poshtë ne lëshojmë diçka, ndërsa me ekipet më të forta nuk gabojmë në këtë drejtim. Por, mendoj se kemi mësuar nga këto gabime dhe në ndeshjet e tjera shpresojë ketë një qasje më të mirë sepse kur nuk je i vëmendshëm e pëson. Nesër nuk duhet të bëjmë gabime se Italia ka ekip të fortë”.
Kush të frikëson më tepër? “Asnjë nuk më frikëson, kam respekt për të gjithë. Italia është shquar për lojën në ekip dhe nuk ka ndonjë lojtar që të dallohet shumë. Duhet ta përgatisim lojën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të shpresojmë në një rezultat pozitiv”.
Grupi – “Kemi bërë vetëm një stërvitje dje dhe sot, djemtë kanë kualitet dhe është një mundësi e mirë që të jenë me grupin dhe më pas do të shihet edhe mundësia që do t’i jepet në të ardhmen. Trajneri ka bërë mirë që i ka marrë, ka parë gjëra të mira edhe në miqësore dhe lojtarët në të ardhmen mund të tregojnë veten”.
Torino- “Kur luajta në fundin e kampionatit u mundova të jap maksimumin, në atë moment skuadra po shkonte mirë. Fundi i kampionatit ishte shumë i mirë për mua, prisja më shumë hapësira, por nuk ndodhi ashtu. Do të mundohem të bëj maksimumin dhe të pres rastin tim, në të kundërtën do të shoh hapësirë diku tjetër” , tha Berisha.