TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-sulmuesi i Kukësit, Valon Ethemi, po kalon një moment fantastik në Superligën turke. 25-vjeçari gjeti ditën e sotme golin e 8-të në kampionat, teksa arriti të realizonte në minutën e 32-të në duelin ndaj Kajserispor, ku skuadra e tij Istanbulspor, u mposht me rezultatin 2-4.
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, shënoi golin e 2-1, ndërkohë që në pjesën e dytë miqtë përmbysën shifrat në 2-4.
Ethemi ishte i vetmi shqiptar që e nisi duelin si titullar, teksa në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Topalli me Rrocën, por pa mundur të linte gjurmë. Ndërkohë Guri e ndoqi duelin nga stoli. Për sa i përket Ethemit, përveç 8 golave në kampionat, deri tani 25-vjeçari ka regjistruar edhe 3 asiste.