SPORT, 2 Korrik 2022, 19:19

Erkand Qerimaj merr medalje të argjendtë në Lojërat Mesdhetare

Erkand Qerimaj merr medalje të argjendtë në Lojërat

Erkand Qerimaj vijon momentin e tij fantastik. Pas suksesit në Evropian, ku siguroi medalje ari, peshëngritësi kuqezi përsërit veten edhe në Lojërat Mesdhetare. Në peshën 73 kg, Qerimaj i dhuroi Shqipërisë medalje në stilin e shkëputjes.

Peshëngritësi shkodran provoi në provën e tretë me 149 kg, peshë të cilën arriti ta mbajë, por në fillim trupa e gjyqtarëve e konsideroi të parregullt, çka solli tension dhe protesta nga Qerimaj dhe i gjithë delegacioni i Shqipërisë.

Pas verifikimit, prova e Qerimaj u cilësua e rregullt, peshë që i dhuroi Qerimajt dhe Shqipërisë, medalje të argjendtë.