SPORT, 4 Maj 2024, 15:08

Ende pa u konfirmuar largimi i tij nga Milani, Pioli marrëveshje me skuadrën e madhe të Serie A

Ende pa u konfirmuar largimi i tij nga Milani, Pioli marrëveshje me

Pavarësisht se ende nuk është larguar nga Milani, Stefano Pioli është bërë kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Napolit. Mediat italiane shkruajnë se ka një marrëveshje në parim mes tij dhe Aurelio De Laurentis.

Sipas të gjitha gjasave, italiani do të largohet nga Milani në fund të sezonit duke i dhënë fund një periudhe pesëvjeçare në kryeqytetin e Lombardisë që pati shumë ulje dhe ngritje. Prej kohësh kuqezinjtë janë në kërkim të zëvendësuesit të Piolit por ende nuk kanë arritur marrëveshje me ndonjë trajner.

58-vjeçari ka qenë në kontakt të ngushtë me presidentin, De Laurentiis, në javët e fundit dhe është bërë kandidati kryesor për të marrë drejtimin e napolitanëve në verë, pasi të zyrtarizohet largimi i tij nga Milani. Deri më tani raportohet se palët kanë rënë dakord në parim për një kontratë 3-vjeçare.