
Trajneri Karlo Ançeloti ka qenë me fat që ka punuar në ekipe të mëdha me disa nga futbollistët më të mëdhenj. Gjatë viteve, ai drejtoi Milan, Çelsin, PSG dhe Madrid.
Në emisionin televiziv italian Che Tempa Fa, Karlo u pyet se cilët i konsideron lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur apo trajner: “Gjatë kohës si lojtar, më duhet të përmend Marko van Basten, Franko Barezi dhe Paolo Maldini”.
Për sa u përket atyre që kam trajnuar, këta janë Ronaldo, Kristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic, Karim Benzema dhe Vinicius. Në fakt, ka shumë”.