SPORT, 5 Tetor 2022, 23:03

Çelsi triumfon ndaj Milanit, Mançester Siti dhe Borusia e Dortmundit fitojnë me goleada në Champions

Çelsi triumfon ndaj Milanit, Mançester Siti dhe Borusia e

Champions League dha verdiktet sonte të disa ndeshjeve të javës së 3-të të grupeve.

Milan tregoi limitet ndaj Çelsit. Pikërisht atëherë kur “Djajtë” duhej të nxirrnin në pah potencialin si skuadra më e fortë në Itali, mposhten 3-0 në Londër. Blutë  e filluan takimin me mjaft agresivitet. Mason Mount do vinte në provë portierin Tatarusanu, por ky i fundit do reagonte menjëherë, duke neutralizuar aksionin. Pas tij, do të ishte Thiago Silva që do tentonte gol me kokë, por pa ia dalë dot.Në minutën e 24-t, një rrëmujë në zonë do i jeptë mundësinë Fofanas për golin e parë me fanellën e Çelsit. 

Ekipi i Piolit po vuante shumë te finalizimi dhe e kishte mjaft të vështirë të gjente hapësira për të gjuajtuar në portë.

Fillim i pjesës së dytë do nxjerrtë zbuluar mbrojtjen e kampionëve të Italisë, pasi pësojnë dy gola me Aubameyang dhe James. Gara në grupin E është mjaft e fortë tashmë pasi të dy këto ekipe kanë nga katër pikë dhe pozicionohen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Në Grupin H, Juventus i jep kuptim garës dhe futet në valle për kualifikim tutje (tri pikët e para në grup). Sonte bardhezinjtë triumfuan 3-1 ndaj Makabi Haifa. Ashtu siç pritej, transferta e PSG ndaj Benfikës do rezultonte mjaft e vështirë, pasi takimi do përfundonte 1-1.

Në ndeshjen e grupit F, Real Madrid u dëfrye në shtëpi para tifozëve të vet, pasi mundi 2-1 Shakhtar Donetsk. Rodrygo dhe Vinicius do i jepnin epërsinë e dyfishtë madrilenëve, brenda gjysmë ore lojë. Ukrainasit do “zgjoheshin”  me Zubkov, por pa mundur dot të merrnin një pikë.

Haland nuk e ka ndërmend të ndalet. Sonte, ylli norvegjez, i cili luajti vetëm pjesën e parë, shkëlqeu te Mançester Siti (Grupi G), “tundi rrjetën” dy herë ndaj Kopenhagenit. Sikur të mos mjaftonte spektakli personal i tij, vuajtjet mysafirëve ua shton Khocholava me autogolin e tij. Në pjesën e dytë, s’munguan as Alvarez dhe Mahrez. Takimi u mbyll 5-0, ndeshje kjo që u luajt vetëm në një krah. Sevilla pësoi disfatë 1-4 nga Borusia e Dortmundit.

Çelsi triumfon ndaj Milanit, Mançester Siti dhe Borusia e