SPORT, 16 Tetor 2022, 17:45

Çelsi nuk ndalet, “Blutë” mundin në transfertë dhe Aston Vilën. Vetëm pak minuta për Brojën

Çelsi nuk ndalet, “Blutë” mundin në transfertë

Çelsi ka arritur një tjetër fitore në kampionat, duke mundur kësaj radhe Aston Vilën në transfertë me rezultatin 0-2.

Ishte Mejson Maunt ai i cili me dy gola i dha tre pikët e radhës “Bluve”, të cilët vazhdojnë të shkëlqejnë nën trajnerin e ri, Graham Poter.

Në këtë sfidë u aktivizua edhe Armando Broja, i cili u fut në minutën e 89’ në vendin e Sterling.

Kështu Çelsi shkon në kuotën e 19 pikëve, duke i bërë presion rivalëve që ndodhen sipër.