SPORT, 25 Maj 2022, 16:49

“Edhe Toti shijon byrek me groshë”- kryebashkiaku Erion Veliaj ndan foton e legjendës së ekipit të Romës

“Edhe Toti shijon byrek me groshë”- kryebashkiaku Erion Veliaj

Legjenda e ekipit të Romës dhe komëtares italiane, Françesko Toti, ka shijuar këtë të mërkurë kulinarinë shqiptare.

I ndodhur në Shqipëri për finalen e Conference League mes Romës dhe Fejnordit, Toti ka shijuar byrekun tradicional me groshë, gjatë drekës zyrtare të organizuar nga FSHF në Pallatin e Brigadave.

Lajmi është bërë publik nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka shpërndarë një foto të legjendës me kuzhinierin Altin Prenga.

“Edhe Francesco Totti shijoj byrek me groshë Kallmet, dmth. Privilegj të gatuanim për kryesinë e UEFA dhe Finalistët”, shkruan Veliaj.

“Edhe Toti shijon byrek me groshë”- kryebashkiaku Erion Veliaj