SPORT, 13 Qershor 2022, 14:48

Edhe Laçi nis merkaton, afron “ish”-in e Partizanit të Beogradit

Edhe Laçi nis merkaton, afron “ish”-in e Partizanit të


Laçi ka bërë afrimin e parë në merkato pas disa largimeve. Bardhezinjtë kanë arritur akordin me Luka Cucin, i cili luan si mbrojtës dhe mesfushor i djathtë.

23-vjeçari ka dalë nga klubi i Partizanit të Beogradit, ekip me të cilin fitoi Kupën e Serbisë në vitin 2018. Cucin ka luajtur me kombëtaret e moshave të Serbisë (U16, U17, U18).

Anësori i djathtë firmosi me Vojvodinën sezonin e kaluar, por në janar u transferua në Bosnje te Borac Banja Luka, ekip me të cilin zhvilloi tetë ndeshje.

Supersport konfirmon marrëveshjen e drejtuesve kurbinas me Cucin, i cili ka luajtur edhe me klube si FK Indija, Spartak dhe Teleoptik.