SPORT, 17 Nëntor 2023, 22:08

Edhe kreu i KMSH-së uron kombëtaren pas kualifikimit: Zoti e bekoftë Shqipërinë

Edhe kreu i KMSH-së uron kombëtaren pas kualifikimit: Zoti e

Pas kualifikimit të kombëtares shqiptare në europian, reagon edhe kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, i cili thekson se skuadra kuqezi i bëri një dhuratë të mrekullueshme vendit.

“Në Nëntorin e festave kombëtare, Skuadra Kombëtare e Futbollit na bën një dhuratë të mrekullueshme, duke na kualifikuar në Kampionatin Europian 2024 për të dytën herë! Kualifikim i merituar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe suksese të mëtejshme djemve të kombëtares!”, theksoi Spahiu.