TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Juan Sebastian Veron është pezulluar për gjashtë muaj nga çdo aktivitet sportiv në Argjentinë, pasi Federata e Futbollit e shtetit në fjalë e ka dënuar për urdhërin që u dha lojtarëve të tij, të cilët i kthyen shpinën ekipit kampion në Rosario.
Presidenti i Estudiantes de La Plata u dha urdhër lojtarëve që të mos i nderonin kampionët e ri të Rosario Central në takimin që u mbajt në fushën e këtyre të fundit.
Gjykata sportive e Federatës Argjentinase të Futbollit mori vendimin për të pezulluar Veron për shkak se sjellja e lojtarëve të tij në fushë u konsiderua si “ofensive” dhe “kundër vlerave të këtij sporti”.