TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ky është lajmi që e priste me padurim i gjithë Brazili. Nejmari do të jetë në fushë kundër Koresë së Jugut, mbrëmjen e së hënës. O’Ney do të rikthehet pas dëmtimit, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Botës në Katar.
Konfirmimi erdhi nga trajneri i "Selecao", Tite në konferencën për shtyp në prag. “Po”, ishte përgjigjja e tij e thatë kur u pyet nëse O’Ney do të luante.
Nejmari ndrydhi ligamentet në kyçin e tij të djathtë në ndeshjen hapëse të Brazilit kundër Serbisë. Vetë Tite tregoi menjëherë besim, duke deklaruar se Botërori i tij nuk kishte përfunduar. E sic duket kishte të drejtë.
Lajmi ishte në ajër. Neymar u rikthye në stërvitje me shokët e skuadrës duke punuar pa problem me topin. Shenjë e qartë se ishte rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, që mbajti të gjithë Brazilin në ankth prej ditësh.
Më pas vetë sulmuesi postoi në rrjetet sociale shprehjen “Ndihem mirë”, duke konfirmuar se frika ishte lënë pas. O’Ney humbi ndeshjet kundër Zvicrës dhe Kamerunit. “Sa i përket Neymar – shtoi Tite – ai do të stërvitet sonte me pjesën tjetër të grupit dhe, duke qenë se do ta bëjë këtë, mendoj se do të jetë në fushë kundër Koresë së Jugut. Nuk më pëlqen të jap avancime dhe më pëlqen të jem i besueshëm. Por nëse stërvitja e Neymar do të thotë se ai është mire, atëherë ai do të luajë. Por unë nuk do t’ju tregoj dhjetë të tjerët në formacion.”
Lajmi tjetër i mirë për Tite është rikuperimi i Danilos, i cili do të luajë si mbrojtës i majtë.
Një sakrificë që juventini do ta bëjë, duke pasur parasysh mungesën e njëkohshme të Aleks Sandro dhe Aleks Telles. Sandro ende nuk e ka rikuperuar plotësisht problemin në ije, që pësoi ndaj Zvicrës dhe trajneri nuk do ta rrezikojë.