TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar ditën e sotme në mediat italiane.
Bëhet fjalë për talentin Roko Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, që po shkëlqen te akademia e Sëlltikut në Skoci.
Sipas “Tuttomercatoweb”, për 17-vjeçarin kanë shfaqur interes plot 5 klube të mëdha Europiane. Bëhet fjalë për Milanin, Juventusin, Arsenalin, Sitin dhe Romën.
Roko së fundmi ka shënuar kundër Fulhemit dhe Lajpcigut, në Ligën Europiane të të rinjve, duke rënë ndjeshëm në sy me talentin e tij.
Roko Vata është pjesë e Përfaqësueses U18 të Irlandës, shtet ku ka lindur dhe nëna e tij, e cila është gjithashtu dhe bashkëshortja e Rudi Vatës. Gjithsesi ekziston mundësia që talenti 17-vjeçar në të ardhme të zgjedhë Kombëtaren shqiptare…