SPORT, 13 Maj 2024, 16:12

E ardhmja, flet Rabiot: Jam i lumtur këtu, por nuk varen gjërat vetëm nga unë

E ardhmja, flet Rabiot: Jam i lumtur këtu, por nuk varen gjërat

Rabiot, mesfushori i Juventusit u ndal të fliste për të ardhmen, në intervistën pas ndeshjes ndaj Salernitanës.

“E kam thënë tashmë, derisa të arrijmë objektivat tona, nuk do të flasim me klubin. Kur të jemi në Champions League dhe të fitojmë këtë kupë, do ta shohim.
Ndjenjat e mia? Unë jam i lumtur dhe krenar që jam këtu dhe luaj në këtë ekip të rinjsh, ndaj Salernitana pata edhe shiritin e kapitenit, por në futboll duhet edhe të flasim, por do ta shohim pas finales së Kupës së Italisë” – tha ai.