TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paolo Dibala është njeriu i momentit përsa i përket merkatos së disa prej klubeve më të mëdha Italiane, me argjentinasin i cili ditën e sotme do të takohet me legjendën e Romës për të diskutuar lidhur me një transferim të mundshëm atje.
Ish-kapiteni i verdhezinjve kishte deklaruar disa ditë më parë se do ta dëshironte një transferim të Dibalës te Roma dhe se do të takohet me të për të diskutuar lidhur me këtë gjë.
Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport” ky takim mes palëve pritet të ndodh në ditën e sotme në përfundim të ndeshjes së bamirësisë që Toti do të luaj së bashku me disa legjenda të tjera ku dhe argjentinasi do të jetë i pranishëm.
Mbetet për t’u parë nëse Toti do të arrijë të lumturojë edhe një herë tifozët e tij dhe t’i “dhurojë” Romës Dibalën si një motivim përpara finales së Tiranës.