SPORT, 14 Qershor 2022, 17:55

E ardhmja e Strakoshës ndryshon kah, klubi i madh londinez e ka në listë

E ardhmja e Strakoshës ndryshon kah, klubi i madh londinez e ka në

Thomas Strakosha te Çelsi. Kjo nuk është një ëndërr, por një realitet, nëse portieri Kepa largohet nga blutë e Londrës. Ky është lajmi që jep gazetari i njohur Fabricio Romano, së bashku me shpjegimin përkatës.

“Gardiani” kuqezi Strakosha e ka mbyllur me Lazion dhe prej javësh është në kërkim të një skuadre ku do mund të sistemohet. Interesime nga klube modeste të Premier League ka patur (Fulham), por vetë emri i Chelsat me siguri se e tërheq më shumë.

“Thomas Strakosha tërheq vëmendjen dhe interesin si transfer i lirë. Çelsi po e konsideron portierin shqiptar si një opsion, por vetëm në rast se Kepa largohet këtë verë nga klub. Gabriel Slonina, marrëveshje ndryshe – ai do të ishte i mirë për të ardhmen, duke qëndruar në Chicago Fire si huazim” – shkruan klubi.