SPORT, 2 Prill 2024, 17:08

E ardhmja e Pulisic, babai i sulmuesit të Milanit e ka bindje

E ardhmja e Pulisic, babai i sulmuesit të Milanit e ka bindje

Pulisic po luan sezonin e parë në Milano, teksa deri më tani ka zhvilluar 28 ndeshje në kampionat, ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 6 asiste.

Babai i sulmuesit amerikan, në një intervistë të dhënë së fundmi ka thënë se lojtari dëshiron qëndrimin në Milano.


“Ai e pëlqen Milanin, ka besimin e Piolit. Christian e do Milanin dhe dëshiron të qëndrojë . Ai gjithmonë luan dhe nuk zëvendësohet nga trajneri edhe nëse gjërat ndonjëherë nuk shkojë mirë”, – tha babai i futbollistit.