SPORT, 29 Janar 2023, 19:30

Dy gola në transfertë, Borusia e Dortmundit i falet Adeyemit në Bundesligë

Dy gola në transfertë, Borusia e Dortmundit i falet Adeyemit në

Borusia e Dortmundit ka marrë fitoren e radhës në kampionat. Verdhezinjtë kanë triumfuar 0-2 në fushën e Bayer Leverkusen.

Adeyemi “tundi rrjetën” në minutën e 33-të, pas një asisti të Brandt.

Skuadrës nga Signal Iduna Park do i vinte në ndihmë një autogol në minutën e 53-të, për të dyfishuar shifrat.

Dortmund do synojë këtë sezon titullin kampion, ndërsa “Aspirinat” do luftojnë për një vend në Europë.