SPORT, 30 Shtator 2022, 13:15

Duka angazhohet në turin elektoral të presidentit të FIFA-s, Infantino kërkon votat e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Duka angazhohet në turin elektoral të presidentit të FIFA-s,
Duka, Infantino dhe Ademi gjatë homazheve për Fadil Vokrrin

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë një vizitë zyrtare në Kosovë ditën e sotme, një ditë pas vizitës së tij në Shqipëri, ku inauguroi “Shtëpinë e Futbollit”.

Numri 1 i futbollit, ka mbërritur në Prishtinë, i shoqëruar edhe nga presidenti i FSHF, Armand Duka.

Gjatë ditës, Infantino u takohua me presidentin e FFK, Agim Ademi, por edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani si dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino bëri homazhe te shtatorja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Infantino gjithashtu vizitoi edhe stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa në hyrje të stadiumit është pritur me duartrokitje frenetike nga gjenerata e sakrificës.

Qëllimi i vizitës së presidentit të FIFA-s është marrja e votës të Federatës së Kosovës dhe Shqipërisë, për zgjedhjet që do bëhen gjatë vitit të ardhshëm.

Turin elektoral Infantino do ta vijojë nesër në Maqedoninë e Veriut.