TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Junajtid do të ndeshet në transfertë me Çelsin këtë fundjavë në Premier Ligë dhe trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag, ka zgjedhur që mos ta grumbullojë Kristiano Ronaldon për këtë sfidë, pas veprimit që ai bëri në ndeshjen me Totenhemin.
Në konferencën përpara ndeshjes, holandezi u shpreh se kjo ishte hera e dytë që Ronaldo e ka bërë këtë gjë dhe kështu duhet të vuajë pasojat.
“Është hera e dytë dhe duhet të vuajë pasojat. Është e rëndësishme për mentalitetin e ekipit. Jam unë në krye këtu dhe unë duhet të vendos rregullat për t’i kontrolluar. Çfarë unë flas me Kristianon mbetet mes ne të dyve. Ai vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për ne”, ishin fjalët e Ten Hag.