SPORT, 13 Qershor 2022, 20:11

“Duhet të jemi më agresivë kur sulmojmë portën”, Vrioni: Besoj shumë te ky grup

“Duhet të jemi më agresivë kur sulmojmë

Xhakomo Vrioni u aktivizua titullar në barazimin 0-0 që Shqipëria regjistroi në miqësoren ndaj Estonisë në “Air Albania”.

Sulmuesi i cili u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit në elitën e futbollit austriak, foli pas duelit të sotëm, ku për “Supersport” u shpreh:

“Kërkuam të fitonim këtë ndeshje, patëm raste. Në pjesën e parë unë me kokë. Duhet të pushojmë të mbledhim forcat dhe të bëhemi gati për ndeshjet e shtatorit. Unë besoj shumë të ky grupi. Do të kërkojmë maksimumin e pikëve në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Me Izraelin në minutat e fundit u bënë 3 sulmuesë. Ne në stërvitje punuam të gjithë së bashku për të kërkuar golin. Ne sulmuesët do të kërkojmë të shënojmë që Shqipëria dhe tifozët të fitojnë.