SPORT, 18 Nëntor 2023, 21:52

Dueli Shqipëri-Ishujt Faroe, UEFA ia beson një debutuesi gjerman

Dueli Shqipëri-Ishujt Faroe, UEFA ia beson një debutuesi gjerman

Shqipëria do të zbresë në fushë ditën e hënë, për të përmbyllur me sukses fazën eliminatore të Europianit. Kuqezinjtë do të kenë përballë Ishujt Faroe, në orën 20:45, në një duel që pritet të jetë i gjithi festiv, pas realizimit të objektivit.  

Kjo përballje i është besuar gjyqtarëve gjermanë, me kryesor Sven Jablonski, që do të bëjë kështu debutimin për sa i përket ndeshjeve të kombëtareve.  

33-vjeçari është gjyqtar i Bundesligës, teksa kurrë më parë nuk ka vendosur drejtësi në arenën europiane.  

Gjyqtar kryesor: Sven Jablonski GER 

Asistent i parë: Lase Koslocski GER 

Asistent i dytë: Eduard Beitinger GER 

Gjyqtar i katërt: Frank Uillenborg GER 

VAR: Bastian Dankert GER 

AVAR: Benjamin Brand GER 

VËZHGUESr: Kostadin Gerginov BUL 

DELEGAT: Amil Gerina MNE.