TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi dhe Atalanta do të për ballen sot në mbrëmje në ndeshjen që do të vendosë gjysmëfinalistin e parë të Kupës së Italisë, një ndeshje që përveç të tjerave do të shikojë në fushë dy lojtarët e Kombëtares, Kristjan Asllanin dhe Berat Gjimshitin.
Mesfushori i Interit pritet të marrë vendin e Çalhanoglusë në regji, një mundësi jo vetëm për elbasanasin, por edhe për të pushuar për turkun në prag të derbit.
Përballë Atalantës, Kristjani ka kujtime fantastike, të paktën në sektorin e të rinjve të Empolit, pasi falë golit dhe asistit të tij Empoli fitoi kampionatin e të rinjve ndaj bergamaskëve me rezultatin 5-3.
Por duke iu rikthyer elitës së futbollit italian, mesfushori e ka ndeshur vetëm një herë Atalantën në sezonin e kaluar të Serisë A, kur Empoli i tij arriti të fitonte.
Një tjetër fitore mori Interi në nëntor përballë skuadrës së Gasperinit, por Asllani nuk ishte pjesë e suksesit në fushë, një sukses që do të synojë ta arrijë mbrëmjen e sotme, kësaj here si protagonist brenda kuadratit të gjelbër.
GJIMSHITI – Në 90 minutat e nëntorit në kampionat nuk ishte në fushë as Berat Gjimshiti, që tani është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe ka rimarrë rolin e tij në prapavijën bergamaske.
Mbrojtësi shqiptar e ka sfiduar plot 10 herë Interin gjatë karrierës së tij, të gjitha ndeshje të luajtura në Serinë A me bilancin që flet për 5 humbje, 4 barazime, e vetëm 1 fitore, në të cilën 29-vjeçari kontribuoi edhe me një gol përveç paraqitjes fantastike në mbrojtje.
Duke lënë mënjanë të shkuarën, kjo është hera e parë që dy shqiptarët përballen mes tyre në një ndeshje me eliminim direkt dhe këtë herë paraqitja e secilit vlen rrugën drejt trofeut.
Me Lukakun që mund të rikthehet titullar, Gjimshiti duhet të ndalojë dy gjigandë si belgu e Xheko, ndërkohë që duhet të ketë kujdes edhe nga silurat e mikut të tij, Asllanit, që përveç goditjeve në portë, ka ditur të dhurojë gjithmonë edhe pasimet e duhura për shokët e skuadrës.