SPORT, 24 Nëntor 2025, 15:04

“Dua të shënoj, por kur trajneri…”, Ylber Ramadani e ka me gjykimin në Seria A: Goli i anuluar do të thotë shumë

“Dua të shënoj, por kur trajneri…”, Ylber Ramadani

Ylber Ramadani foli dje pas humbjes së Leçes ndaj Lacios. Këto të fundit ia dolën të fitonin me rezultatin 2-0, ndërsa nga minuta e parë luajtën Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.

Episodi më i komentuar ishte në minutën e pestë, kur Leçe gjeti rrjetën. Gjyqtari ndërhyri menjëherë duke anuluar golin, pasi e konsideroi faull në sulm ndaj Isaksen që është pjesë e Lacios. Ramadani nuk ishte dakord me këtë vendim, ndërsa komentoi edhe faktin pse qëndronte i tërhequr.

“Kemi gabuar në pjesën e parë, shumë pasime gabim dhe kjo e bëri Lazion të rrezikshëm. Për episodin e golit mendoja se kisha bërë faull unë ndaj Basiç, por pastaj e pashë dhe nuk më duket faull. Sotil godet Isaksen në gjoks, jo në fytyrë. Një gol i anuluar kështu për ne do të thotë shumë.

E kishim përgatitur ndeshjen për t’i mbyllur hapësirat në qendër të fushës. Deri te goli bëmë mirë, por nuk arritëm të ndërtonim pasime të mira për shokët e skuadrës. Tani duhet të mendojmë për Torinon.

Dua të shënoj gjithmonë, por kur trajneri më kërkon të qëndroj më prapa për të pasur më shumë ekuilibër, mbaj atë pozicion. Te goli i dytë ishim të gjithë në sulm dhe pastaj në një kundërsulm pësojmë 2-0. Trajneri më kërkonte të jepja më shumë ekuilibër”, u shpreh Ramadani.