SPORT, 24 Shtator 2022, 19:59

Dramë për Kosovën! Përmbyset në sekondat e fundit ndaj Irlandës së Veriut në ndeshjen e dominuar

Dramë për Kosovën! Përmbyset në sekondat e fundit ndaj

Kosova e pafat. Dardanët kanë zhvilluar një ndeshje të mjaft të mirë në transfertë kundër Irlandës së Veriut edhe pse rezulati është gënjeshtër.

Pas një pjese të parë pa gola me Kosovën që sulmoi disa herë portën kundërshtare, goli do të vinte vetëm në pjesën e dytë me Muriqin i cili realizoi një supergol në minutën e 58′.

Kur u mendua se Kosova do shkonte drejt 3 pikëve, një gabim në mbrtoje i kushtoi shumë teksa Whyte barazoi në minutën e 82′.

Por nuk ishte e thënë që ndeshja të mbyllej në barazim, pasi vendasit përmbysën gjithcka teksa realizuan me Magennis në shtesë.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje në Grupin C të Ligës së Kombeve, Kosova mban vendin e 2 me 7 pikë.

Irlandë e Veriut-Kosovë 2-1
82′ Uajt, 90’+3′ Meginis / 58′ Muriqi