SPORT, 19 Shtator 2022, 11:40

Dopieta me Granadën, Uzuni shkëlqen edhe në vlerësime. Ja paraqitjet e legjionarëve në Europë

Dopieta me Granadën, Uzuni shkëlqen edhe në vlerësime. Ja

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Europë.

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” ka bërë vlerësimet për legjionarët që kanë spikatur në këtë fundjavë futbollistike në kontinentin e vjetër.

I pari në këtë renditje është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili vlerësohet me notën 8,6, ku ka shkëlqyer me fanellën e Granadës në La Liga 2 duke shënuar një dopietë në portën e Mirandes.

I dyti në këtë renditje është Lindon Selahi, i cili vlerësohet me notën 8,1, ku ka spikatur me paraqitjet e tij me fanellën e Rijekës ndaj Sibenikut në Kroaci.

I treti është renditur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardjan Ismajli, i cili vlerësohet me notën 7,5, ku ka shkëlqyer në ndeshjen ku Empoli i tij ka luajtur ndaj Bolonjës.

I katërti është renditur Emanuele Ndoj, i cili vlerësohet me notën 7,4, ku ka spikatur me paraqitjet e tij me Breshian ndaj Beneventos në Serinë B.

I pesti në këtë renditje është renditur, mesfushori i Shqipërisë Endri Çekiçi, i cili është vlerësuar me notën 7,2, ka bërë një super ndeshje me fanellën e Koniasporit ku ka shënuar një eurogol ndaj gjigantëve të Gallatasarajit.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR, “SOFA SCORE”

Dopieta me Granadën, Uzuni shkëlqen edhe në vlerësime. Ja