SPORT, 14 Qershor 2022, 19:25

Do të sfidojnë Partizanin në Conference League, trajneri i ekipit nga Gjeorgjia: Do të bëjmë të pamundurën për të fituar të dyja ndeshjet

Do të sfidojnë Partizanin në Conference League, trajneri i ekipit

Sot u hodh shorti i kualifikueseve të Conference League, teksa Partizani do përballet me gjeorgjianët e Saburtalos. Trajneri i ekipit nga Gjeorgjia, Lasha Nozadze, komentoi shortin e turit të parë  dhe u premtoi tifozëve se skuadra do bëjë të pamundurën për të kaluar tutje.

“Të pestë rivalët kishin potencial të barabartë me ne, përveç Tre Penes të San Marinos. Ne kishim kohën e mjaftueshme për t’i studiuar kundërshtarët. Saburtalo ka gjithmonë qëllime të qarta dhe futet në fushë vetëm për të fituar. Ne do të bëjmë çmos për t’i fituar të dyja sfidat dhe të bëjmë fansat tanë të lumtur.

Shqipëria: “Unë nuk kam luajtur në nivel klubesh në Shqipëri gjatë karrierës time, por një herë, unë kam mbrojtur dinjitetin e kombëtares U-21, ku kam luajtur kundër skuadrës së re së Shqipërisë në Tiranë” – tha ai.