SPORT, 9 Tetor 2022, 17:31

Djali i Alesandro Del Pieros mund të transferohet te Reali i Madridit

Djali i Alesandro Del Pieros mund të transferohet te Reali i Madridit

Alessandro Del Piero nuk luajti për Realin e Madridit, por u bë një legjendë e Juventusit. Por djali i tij Tobias ka të gjitha shanset për të veshur fanellën e Los Blancos. Pasardhësi 15-vjeçar i Del Piero është afër transferimit te Real Madrid, sipas Cadena Ser.

Që nga gushti, Tobias luan për ekipin e të rinjve të Getafes, ndaj nuk do të duhet të mësohet me futbollin spanjoll. Së bashku me babain e tij të famshëm, Tobias ka qenë i pranishëm dje në tribunat e stadiumit Coliseo Alfonso Perez, ku ka ndjekur ndeshjen Getafe-Real Madrid.

Tobias Del Piero filloi zhvillimin e tij në akademinë e Juventusit në Los Anxhelos, por më pas, së bashku me familjen e tij, ai vendosi të provonte një karrierë në futbollin evropian: hapi i parë ishte Getafe, dhe hapi tjetër mund të ishte Real Madrid. Tobias i ri tashmë është njohur me Valdebebas, ku ai e vizitoi verën e kaluar në shoqërinë e babait të tij.