SPORT, 22 Nëntor 2022, 20:38

“Divorci” me Mançester Junaitid, reagon Ronaldo: Koha e duhur për një sfidë të re

“Divorci” me Mançester Junaitid, reagon Ronaldo: Koha e duhur

Pas përfundimit me konsensus të kontratës së tij me Mançester Junaitid, Kristiano Ronaldo reagoi për “Manchester Evening News”.

Portugezi ka deklaruar se pavarësisht se e do Mançester Junaitid dhe tifozët, sipas CR7 tashmë është koha për një sfidë të re.

“Pas bisedave me Mançester Junaitid ne kemi rënë dakord reciprokisht për të ndërprerë kontratën tonë para kohe. Unë e dua Mançester Junaitid dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Megjithatë, duket koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re. I uroj skuadrës suksese për pjesën tjetër të sezonit dhe për të ardhmen”, tha Ronaldo.