TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Borusia Dortmund kishte përgatitur sot një festë të madhe, pasi përkujtohej 50 vjetori i stadiumit legjendar “Westfalenstadion”, i cili që nga viti 2005 quhet “Signal Iduna Park”. Por mbi 81 mijë të pranishmit sot kanë parë se si festa u kthye shpejt në makth përballë Shtutgartit.
Miqtë vinin me qëllimin për të përforcuar pozitat e tyre në renditje dhe përballë vendasve që rrezikuan rrallëherë, ia dolën të gjenin golin me Girasi në minutën e 64-t të takimit. Ky ishte goli i 24-t i kampionatit për futbollistin nga Guinea, duke qenë pas vetëm Herri Kejn në klasifikimin e golashënuesve më të mirë të Bundesligës.
Ai gol i mjaftoi Shtutgartit për të fituar duelin, ku vendasit rrezikuan rrallëherë të gjenin barazimin. Kështu, miqtë siguruan tre pikët dhe tashmë e shohin vetën në vendin e tretë, por me po aq pikë sa Bajern Mynih.
Ndërsa Borusia Dortmund, falë humbjes së sotme, kapërcehet nga Laipcigu dhe kështu është në vendin e pestë, jashtë zonës Champions për momentin.