SPORT, 14 Qershor 2022, 17:48

Dështoi të mbijetonte në Premier Ligë, klubi anglez zyrtarizon legjendën e Mançester Sitit në krye të skuadrës

Dështoi të mbijetonte në Premier Ligë, klubi anglez

Bërnlej nuk arriti të mbijetonte në Premier Ligë, duke u rrëzuar në Çempionship pas plot 6 sezonesh.

Klubi anglez po mendon që të ngjitet sërish që në vitin e tyre të parë dhe për këtë ka emëruar në krye të skuadrës Vinsent Kompani në rolin e trajnerit.

36-vjeçari ka vendosur që të kthehet në Angli, kësaj radhe me një rol të ri, pasi u largua nga drejtimi i Anderlehtit.