SPORT, 13 Prill 2024, 23:10

Derbi Torino-Juventus, lojtari më i mirë i ndeshjet zgjidhet futbollisti shqiptar

Derbi Torino-Juventus, lojtari më i mirë i ndeshjet zgjidhet

Derbi i zjarrtë i Italisë, mes Torinos dhe Juventusit nuk prodhoi fitues pasditen e sotme, duke u mbyll me shifrat 0-0. Interesant është fakti se mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj bardhezinjve.  

Mbrojtësi dardan, shkëlqeu në këtë përballje, duke spikatur mbi të gjithë. Vojvoda u vlerësua me notën 7.6 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Kjo ishte dhe nota më e lartë për një futbollist për të dyja skuadrat.