TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona dhe Girona do të luajnë nesër pasdite (18:30) një ndeshje me më shumë se tri pikë në lojë. Blaugranat ndodhen në vendin e dytë pasi fituan ndaj Valencias 4-2 dhe rivali i tyre i radhës i ndjek në tabelë, i treti me dy pikë më pas.
Me rrugën e titullit të mbyllur praktikisht për skuadrën e Ksavit, objektivi i radhës është vendi i dytë. Që në rastin e Barcelonës dhe të Gironës nuk është thjesht simbolik. Vendi i dytë vulos biletën për Superkupën e Spanjës (në vitin 2025).
Por jo vetëm kaq, sepse pjesëmarrja në këtë edicion mund të japë nga 7deri në 8 milionë euro më shumë në arkat e dyklubeve nëse sigurojnë këtë vend. Pasi të ketëkaluar duelin në “Montilivi”, Barçës i mbeten dhe4 ndeshje kundër Sociedadit (12 maj) dhe Vajekanos (maj 19) në shtëpi, Almerias (15 maj) dheSevilja (26 maj) për ta mbyllur në vendin e dytë.
Girona nga ana e saj ka një kalendar më sfidues. Por skuadra e Miçel ka avantazhin që epret Barçën në shtëpi dhe kjo mund të ndryshojëshumë panoramën e vendit të dytë.