TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajm i keq për kombëtaren italiane dhe për Interin. Në stërvitjen e pasdites së djeshme në Koverçiano, Alesandro Bastoni u ndal dhe braktisi seancën. Sipas ekzaminimeve të para do të ishte një mbilodhje muskulore në pulpën e djathtë.
Më shumë detaje do të zbulohen nesër, kur ish-lojtari i Atalantës do të kryejë testet instrumentale. Është e qartë se edhe Interi qëndron në ankth pasi me rifillimin e Serisë A do të luhet me Juventusin, një sfidë tashmë dukshëm në rrezik të madh për 24-vjeçarin.
FORMACIONI – Ndaj Maqedonisë së veriut nevojitet kujdes, por cilat janë zgjedhjet e Luçiano Spaletit?
Mes shtyllave, padyshim, Donarumma, ndërsa në linjën me 4 lojtarë do të shohë Darmian (duke qenë se Kambiazo nuk është në formën e tij më të mirë për shkak të një problemi në kavilje) dhe Dimarko të freskët nga eurogoli kundër Frozinones në krahë, me dyshen Açerbi-Gati në qendër duke pasur parasysh problemin e Bastonit.
Në mesfushë Barela dhe Fratezi do të veprojnë përkrah Zhorzhinjos së rikthyer, ndërsa treshja e sulmit do të përbëhet nga Berardi, Skamaka dhe Kieza, për shkak të mosgrumbullimit të Imobiles.