SPORT, 25 Nëntor 2022, 09:19

Dëmtimi i sulmuesit/ Tite: Neymar do të luajë në Kupën e Botës

Dëmtimi i sulmuesit/ Tite: Neymar do të luajë në Kupën

Trajneri i Brazilit, Tite është shprehur besimplotë se Neymar do të jetë në gjendje të luajë sërish në “Katar 2022”, edhe pse dëmtimi i marrë në kaviljen e djathtë mbrëmjen e djeshme kundër Serbisë në dukje ishte tepër serioz.

“Jam i sigurt se Neymar do të luajë në ndeshjet e tjera të Kupës së Botës, jam absolutisht i sigurt për këtë. Ai do të luajë në Kupë”,- është shprehur Tite.

Përveç kësaj, tekniku i “Selecaove” tregoi se edhe pse pësoni një ndërhyje të rëndë nga lojtari serb, Neymar vazhdoi të lunate edhe për njëmbëdhjetë minuta të tjera, pavarësisht dhimbjeve.