SPORT, 18 Nëntor 2023, 23:17

Debutoi në eliminatoret e EURO 2024, ish-portieri i Tiranës: Kosova ka lojtarët më të mirë në Ballkan 

Debutoi në eliminatoret e EURO 2024, ish-portieri i Tiranës: Kosova ka

Ish-portieri i Tiranës, Visar Bekaj, është shprehur shumë i lumtur që ka debutuar në eliminatoret e EURO 2024,  teksa përfaqësuesja e tij, arriti të largohej me një pikë nga transferta e Zvicrës.

Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, Bekaj ndër të tjera theksoi se sipas tij, Kosova ka lojtarët më të mirë në Ballkan.

Debutimi me Kosovën: “Jam ndjerë shumë mirë që luajta me Kosovën. Kur kam hyrë në fushë isha duke qeshur sepse nuk mu besonte isha shumë i lumtur.” 

Barazimi ndaj Zvicrës: “Kemi hyrë në fushë që të mos pësonim gol, që të shënonim në minutat e fundit, por fatkeqësisht edhe pësuam. Megjithatë e dinim që kishim një kundërshtar të vështirë, por kemi dhe një ndeshje le të marrim tre pikët aty.” 

Lojtarë cilësorë: “Lojtarët kosovarë kanë shumë cilësi, por problem është infrastruktura.

Kosova ka futbollistët më të mirë në Ballkan dhe nëse do rregullohet edhe infrastruktura do jenë shumë më mirë.”