SPORT, 31 Janar 2023, 23:35

Debutim si protagonist! I mjaftojnë pak minuta në fushë, Skuka nxjerr portierin kundërshtar me të kuq

Debutim si protagonist! I mjaftojnë pak minuta në fushë, Skuka

Ish-sulmuesi i Partizanit, Xhuljano Skuka, debutoi mbrëmjen e sotme me fanellën e Metz në Ligën e Dytë franceze. Dibrani u hodh nga stoli në minutën e 83-të, në duelin ndaj Rodez që përfundoi me rezultatin 1-1.

Skuka zuri vendin e Maziz, ndërkohë që pak minuta në fushë i mjaftuan për t’u shndërruar në protagonist.

Teksa po lueshin sekondat e fundit të ndeshjes, sulmuesi shqiptar mori një top të gjatë teksa kaloi mjaft bukur portierin kundërshtar me parabol, por gardiani i portës së Rodezit ndërhyn ashpër për të ndalur Skukën, duke dalë nga fusha me karton të kuq.

Skuadra kundërshtare nuk kishte më zëvendësime në dispozicion, teksa në portë u fut një lojtarm gjithsesi, skuadra e Skukës  nuk arriti të shënojë gjatë kësaj goditjeje dënimi të rrezikshme dhe humb rastin për të realizuar golin e fitores.