TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas dështimeve të Edi Rejës në dy sfidat e fundit me Kombëtaren, një nga emrat që u përfol për ta zëvendësuar ishte dhe ai i Xhiani De Biazit, për një rikthim në stolin kuqezi.
Duket se ai e ka marrë vendimin e tij për të ardhmen dhe ka zgjedhur që të rinovojë me Azerbajxhanin deri në nëntor të vitit 2023, kur përfundojnë kualifikueset e “EURO 2024”.
Kjo gjë është konfirmuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit, duke i besuar italianit edhe një fushatë tjetër kualifikuese.