SPORT, 24 Nëntor 2022, 15:01

Dani Alvesh: Pedri dhe Gavi janë magjikë, e bëjnë futbollin më emocionues

Dani Alvesh: Pedri dhe Gavi janë magjikë, e bëjnë futbollin

Mbrojtësi anësor Dani Alvesh do të luajë Botërorin e tij të tretë me Brazilin.

Në një intervistë për “The Guardian” ai ka folur për ish-shokët e tij të skuadrës te Barcelona, duke theksuar cilësitë e Pedrit dhe Gavit.

“Më pëlqejnë lojtarët që janë magjikë për dashamirët e futbollit si Pedri dhe Gavi. Ata janë lojtarë që e bëjnë më shumë futbollin emocionuese”, tha Alvesh.

Mbrojtësi i djathtë zbuloi edhe një anekdotë me Ansu Fatin: “Pashë Ansun një ditë më parë dhe më tha, vë bast që nuk më kujton, kam një foto me ty kur isha fëmijë. Unë u përgjigja që sigurisht që po, ju ka mbetur fytyra, ndaj i thashë se do të ishte figura e La Masias”.

Alvesh do të debutojë sonte në mbrëmje me Brazilin kundër Serbisë (20:00).