SPORT, 26 Nëntor 2022, 19:50

Cristiano i nxori shokët e tij për darkë

Cristiano i nxori shokët e tij për darkë

Cristiano Ronaldo ka shtruar darkë me shokët e skuadrës.

Dy ditë pas triumfit të tij personal në ndeshjen kundër Ganës, ylli portugez i nxori bashkëlojtarët për të ngrënë në një restorant në Katar, duke përfituar nga dita e pushimit që iu dha Fernando Santos.

Në vakt mungonin Jose Sa, Joao Cancelo dhe Bernardo Silva, të cilët preferuan të kalonin kohë me familjarët e tyre që ndodhen në Doha.

Raportet thonë se vakti është iniciuar nga Cristiano, i cili, natyrisht, ka paguar edhe faturën.

Dalja zgjati deri në orën 11:30, ndërsa lojtarët u nisën me autobusin e ekipit për të shkuar në hotel.