SPORT, 28 Shtator 2022, 16:01

"Cili tifoz e do Dukën në krye të FSHF-së?", Redi Jupi: Është zgjedhur politikisht

"Cili tifoz e do Dukën në krye të FSHF-së?", Redi

Ish-futbollisti i kombëtares, Redi Jupi thotë se asnjë tifoz shqiptar nuk do dëshironte që Armand Duka të vazhdonte në krye të FSHF-së.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Jupi u shpreh se Duka është i zgjedhur politikisht dhe po mbahet në atë post, politikisht.

Sipas tij, duhet të mbahet edhe përgjegjësi morale, teksa shtoi se tifozët janë të zemëruar me rezultatet e kombëtares, edhe për shkak të keqmenaxhimit nga federata.

“Më thuaj një tifoz sot, një shqiptar që do që ky president të vazhdojë të jetë president i federatës? Çfarë do të thotë kjo që është zgjedhur nga 50 klube? Është deformim. Presidenti aktual është zgjedhur politikisht dhe është mbajtur politikisht. Këto pallavra, mosndërhyrja e politikës në sport, janë broçkulla.

Një njeri i zgjedhur politiksht do hiqet politikisht. Në këtë moment, duhet të mbahet përgjegjësi, se ka edhe përgjegjësi morale. Je i zgjedhur për të menaxhuar emocionet e një kombi të tërë, që në këtë moment nuk të do”, theksoi ai.

Kombëtarja shqiptare e përfundoi Ligën e Kombeve në vendin e fundit me 2 pikë, në një grup me Izraelin dhe Islandën.