TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liga e Kampionëve luan dy sfidat e radhës së fazës së 1/8-ave, ku spektakli nuk pritet të mungojë.
Në orën 21:00, Dortmundi pret Çelsin në “Signal Iduna Park”. Verdhezinjtë po kalojnë një moment të mirë në Bundsligë dhe do të kërkojnë të përfitojnë nga forma e dobët që “Blutë” po kalojnë në Premier Ligë. Gjithsesi dy-herë kampionët e Europës nuk do t’i bëjnë asgjë të lehtë gjermanëve pasi luajnë për gjithçka në Champions.
Dueli tjetër që luhet po në këtë orë, është ai mes Klub Bryzhit dhe Benfikës, të cilat gjithashtu pritet të dhurojnë emocione.
Belgët vijnë si një surprizë në këtë fazë pasi eliminuan në grupe Atletikon e Madridit dhe Bajer Leverkusenin, ndërsa portugezët dolën të parët në një grup me PSG-në dhe Juventusin.
NDESHJET:
DORTMUND – ÇELSI 21:00
KLUB BRYZH – BENFIKA 21:00.