TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Napoli vazhdon të mahnitë në Europë, ku ka regjistruar një tjetër fitore spektakolare në Champions League përballë Ajaksit duke siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt të turneut.
Skuadra italiane ka fituar me shifrat 4-2 në një duel të kontrolluar plotësisht dhe ku shënuan thuajse të gjithë protagonistët e sulmit duke filluar nga Lozano (4'), për të vazhduar me Raspadori (16'), Kvaratskhelia (62', p) dhe Osimhen (90').
Për holandezët shënuan Klasen (49′) dhe Bergvajn (83′, p).
Një provë mbresëlënëse e italianëve të cilët fundosën Ajaksin që tashmë rrezikon t’i japë lamtumirën Ligës së Kampioneve pas një edicioni për t’u harruar.
Ndërkohë, në Grupin B vazhdon magjia e Klyb Bryzh, të cilit i mjafton që ndeshja e sotme mes Portos e Bajer Leverkusen të mos ndahet në barazim për të festuar kalimin në turin tjetër.
Skuadra belge regjistroi një barazim pa gola në fushën e Atletiko Madrid duke ruajtur portën të paprekur për ndeshjen e katërt radhazi.