SPORT, 11 Tetor 2022, 23:02

Champions League/ Milani dështon përballë Çelsit, PSG dhe Benfika ndajnë pikët. Reali ndalet nga Shakhtar Donetsk

Champions League/ Milani dështon përballë Çelsit, PSG dhe

Milani është mposhtur 0-2 në "San Siro" nga Çelsi në ndeshjen e katërt të grupit E në Champions League

Ndeshja nisi keq për kuqezinjtë, pasi Tomorri ndërhyri keq ndaj Mount dhe gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë, Jorgino u tregua i saktë.

Goli i dytë erdhi nga Aubameyang. Kjo humbje e lë Milanin në vendin e 3-të me katër pikë, dy pikë më pak se Salzburg dhe tri pikë më pak se Çelsi i vendit të parë.

Ndërkohë, në Grupin H, PSG dhe Benfika kanë ndarë pikët duke barazuar 1-1 dhe i prishur punë Juventusi që tashmë është pothuajse jashtë Champions.

Golat u realizuan nga penalltitë. Fillimisht Mbappe realizoi 40′, ndërsa Joao Mario barazoi më 62′.

PSG dhe Benfica mbajnë kreun me nga 8 pikë, Juve e 3-ta me 3 pikë po aq sa ka dhe Maccabi Haifa.

Në Grupin F ndodhi befasia. Shakhtar Donetsk ndali Real Madrid në 1-1.  Zubkov 46′ realizoi për vendasit, ndërsa në limit spanjollët realizuan me Rudiger.

Reali mbetet i pari me 10 pikë, ndërsa Shakhtar i 2-ti me 8 pikë.

Borusia Dortmund dhe Sevilja kanë ndarë pikët (1-1) në duelin e sotëm në Ligën e Kampioneve të luajtur në Gjermani.

Spanjollët gjetën golin të parët me anë të Nianzu e më pas ishte Bellingem i cili barazoi shifrat. Por rezultati nuk ndryshoi më deri në fundin e sfidës dhe kështu, gjithçka mbeti e hapur për pozitat në grup.

Gjithsesi, Mançester Siti tashmë është automatikisht i kualifikuar, pasi barazimi i sotëm i mjaftoi për të krijuar distancën nga skuadrat që janë në dy vendet e fundit për të qenë i qetë se do të vazhdojë në fazën me eliminim direkt të turneut.