TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në prag të finales së Conference League midis Romës dhe Fejnordit, presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin nuk i ka kursyer elozhet për Shqipërinë.
Nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare, UEFA ka publikuar fjalët e presidentit ku shprehu fjalë shumë të mira për Shqipërinë.
“Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në aspektin e zhvillimit të futbollit.
Tani të rinjtë e këtij vendi mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të madhërishëm”, ka thënë Ceferin.
Postimi i UEFA-s u shoqërua gjithashtu edhe me një fotografi të stadiumit “Air Albania”.
????️ UEFA president Aleksander Čeferin on Albania's National Arena:
— UEFA (@UEFA) May 24, 2022
"Albania has made tremendous progress in terms of its football development. Now, youngsters across the country can dream of one day representing Albania in this magnificent stadium."#UECLfinal #UECL pic.twitter.com/4E9JOOxX5z
Tirana do të presë finalen e edicionit të parë të Conference League që do të startojë ditën e nesërme në orën 21:00.